Telenews

SINDIKATA E INFERMIERËVE: PREFEROJMË DIALOG, GREVË DO NDËRMARRIM VETËM NËSE DETYROHEMI

Në një postim në Facebook, kjo Sindikatë është shprehur se në rast greve, pasojat do i vuajnë vetëm qytetarët.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës me qëllim të krijimit të lehtësimeve dhe shmangies së masave sindikale, në këtë rast grevës nga i cili veprim nuk do ketë benefit askush, ndërsa pasojat do i vuajnë vetëm qytetarët të cilët me të drejtë kërkojnë shërbime, prezantojmë kërkesat e deponuara në Minsitrinë e Shëndetësisë, SHKUK dhe Bordin e SHSKUK-së bashkë me numrat e protokoleve, duke shpresuar që do gjinden më lehtë nga këto institucione”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sindikata ka theksuar se preferojnë rrugën e dialogut social, ndërsa masat dhe veprimet sindikale do i ndërmarrin vetëm nëse detyrohen.
Ndryshe, kërkesat e tyre drejtuar MSH-së janë koeficienti i pagave 7.1 sipas tabelares së fundit ku mjeku figuron me koeficientin 10.1, rritja e pagesës së ndërrimeve të natës për infermierët nga 18€ në 36€, pagesa e punës jashtë orarit/orët shtesë, pagesa e rrezikshmërisë në punë dhe pagesa e punës gjatë vikendeve, ashtu siç u paguhet mjekëve.
 

Të ngajshme

Si ndikon lindja e parakohshme në shëndetin afatgjatë të fëmijëve

KushtrimGuraj

Sa vite të jetës shpenzon një person duke fjetur, “flet” studimi

Erzana Fazliu

Dhëmbët e ndjeshëm nga të ftohtat dhe të ngrohtat? Ja çfarë duhet të bëni

KushtrimGuraj