Sindikata e Policisë së Kosovës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin nga masa e paraburgimit të pesë zyrtarëve policorë.
Në një reagim zyrtar, Sindikata e vlerëson këtë vendim si një hap pozitiv drejt respektimit të parimeve të drejtësisë, proporcionalitetit dhe prezumimit të pafajësisë.
Duke theksuar rëndësinë e trajtimit me dinjitet të zyrtarëve gjatë proceseve hetimore, Sindikata kërkon respektim të plotë të procesit gjyqësor dhe shmangie nga vlerësimet e ngutshme që mund të cenojnë integritetin e Policisë së Kosovës.