Telenews

SINDIKATA E POLICISË SË KOSOVËS E SHQETËSUAR PAS SULMEVE KUNDËR POLICËVE NË VERI TË VENDIT, KA NJË APEL PËR INSTITUCIONET

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve kundër policëve të Kosovës që ndodhën tri ditë me radhë në veri të vendit, duke thënë se është momenti i fundit që institucionet e Kosovës të kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës në përmirësimin e mirëqenies së pjesëtarëve të saj.
Në një komunikatë për media, kjo sindikatë ka vlerësuar lart guximin e treguar nga pjesëtarët e Polisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke rrezikuar jetën e tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së shtetit.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e incidenteve dhe sulmeve kundër Policisë së Kosovës të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të vendit ku edhe sot është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e tyre. Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në të ardhmen e që kjo e pasqyron punën me rrezik për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policor që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare sipas ligjit dhe autorizimeve e kanë përditshmëri gjatë 24 orë në ditë”, tha ai.
Në komunikatë thuhet se rast konkret është edhe rasti i datës 14.04.2022, kur zjarri kishte kapluar një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
“Në këtë rast Policët si çdo herë reaguan të parët në vendin e ngjarjes duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre për të shpëtuar jetën e banorëve që gjendeshin brenda banesës derisa ishte e përfshirë nga flaka dhe tymi”, thuhet po aty.
Nisur nga rastet e fundit, sindikata ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që ta kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë më urgjencë në përmirësimin e mirëqenies së pjesëtarëve të saj.
“Këto janë rastet më të freskëta që Institucionet e Republikës së Kosovës t’a kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që t’a përmirësojnë mirëqenien dhe t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës. Sindikata e Policisë së Kosovës është aktivisht duke punuar dhe ka dhënë alternativa për plotësimin e kushteve të lartcekura dhe konkretisht për Sigurimin shëndetësor dhe jetësor”, thotë Sindikata e Policisë. 

Të ngajshme

Të rinjtë e AAK-së me aksion në mbështetje të kërkesave të mësimdhënësve

Donat Hashani

Parashikimi i motit për sot

Donat Hashani

Osmani paraqitet e matur për vizat: Vendimi nuk është në duart tona

KushtrimGuraj