Telenews

Sipas të gjitha gjasave, pompa e konfiskuar në Veri është e Radojiçiq

Është konfiskuar pompa e benzinës në veri të Mitrovicës, që është në pronësi të kryekriminelit Millan Radojçiqit.

“I konfiskohet pompa e benzinës Milan Radojçiqit”, është titulli i lajmit, të cilin e ka shpërnda zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai ka shkruar “Korrik 2024.”.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i ka thënë Gazetës Express se Policia i ka asistuar AKP në verifikimin e disa pronave.

Ai tha se një pompë e benzinës është mbyllur në Mitrovicë të Veriut, një në Zubin Potok dhe një në Ujman.

“Sot Policia e Kosovës ka asistu AKP në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovica Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyll. AKP ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK”, tha ai për Express.

Elshani tha se çdo gjë ka kaluar pa probleme.

Të ngajshme

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve mban protestë sot në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Kina dërgon 74 aeroplanë drejt Tajvanit

Valjeta Turkaj

Sulmoi seksualisht një grua në Vushtrri, arrestohet

Valjeta Turkaj