Telenews

Siria njeh Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Siria e ka njohur shtetin e Kosovës.

Ajo tha se marrëveshja për njohje është arritur me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës”.

“Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, tha Osmani

Presidentja tha se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë, “prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”.

Ajo falënderoi Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite “që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona”.

“Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë”, potencoi presidentja Vjosa Osmani.

Të ngajshme

“Rrini në linjë”, këshilltari i Osmanit paralajmëron njohje të reja me një foto nga Siria

Donat Hashani

Humb jetën një punëtor në vendin e tij të punës, ndalohet pronari i kompanisë ndërtimore

Donat Hashani

Siria njeh Pavarësinë e Kosovës, Kurti: Tre njohje të reja për vendin tonë brenda këtij viti

Donat Hashani