Olta sot u kap me Luizin duke ndejtur në oborr. Gjithçka nisi nga diskutime dhe provokime deri sa Luizi ia ktheu duke i thënë se ato si puna e saj, ai e bën çdo mëngjes.
Olta nuk u ndal te loja. Ajo e kërcēnoi vazhdimisht se Luizi do e shikonte kur të dilnin jashtë. Ti je llum, llum i përsëriste ajo.
Olta: “do flas edhe unë ça di për grun tate. Çke ti, kam arsenale unë plot. Prandaj i thashë po të kursej.” “Ai ka ofenduar gruan e dikujt, merremi me gratë, kam unë plot plot, e di sa di? Plot. A sa budαIIa është, e di sa e vogël është Tirana”, tha ajo.
Në ”Big Brother Albania Vip 2”, tonet mes banorëve janë rritur. Ka degraduar debati mes Oltës dhe Luizit. Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit duke kërcyer, Olta ka akuzuar Luizin se konsumon dr.gë.
“E di unë ça jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, tha Olta ndërsa Luizi, i cili e dëgjonte bëri një gjest të pahijshëm me gishtin e mesit. “Bëje kështu”, ia ktheu Olta duke bërë një tjetër gjest të pahijshëm me gisht.

