Telenews

Situata me zarfin e zi, përplasen Gerta me Gjestin në ‘prime’

situata-me-zarfin-e-zi,-perplasen-gerta-me-gjestin-ne-‘prime’

Pas situatës së javës së kaluar, kur Gerta doli me zarf të zi për shkak të veprimit ndaj Gjestit, ajo e komentoi si një provë të fituar pas rikthimit në shtëpi nga vota e publikut.

Gjatë komentit të saj, ajo debatoi me Gjestin, me këtë të fundit që u shpreh se donte të përballej kokë më kokë me Gertën.

Gerta: Gjithmonë janë shprehur që unë nuk jam gjëkundi dhe s’kam bërë asgjë në shtëpi. Por kthimi im ka treguar që përkrahja ime vjen nga publiku dhe kjo i ka trembur pak. Rozana më ka përndjekur në shtëpi dhe ka treguar një version jo shumë të mirë të saj. Duke treguar xhelozi, frikë, një përballje me nivele shumë të ulta debati.

Unë këtë e kam vënë re dhe përgjatë ditëve në shtëpi dhe nga loja që secili prej tyre bënë. Rozana më duket shumë e dobët dhe Gjesti më duket më e fortë se ajo. Rozana, dinamikat e saj i ka shumë të dobta. Përpiqet të hyjë në situata që nuk i takojnë asaj dhe më duket shumë e dobët si lojtare. Jo nisur nga zarfi i zi, por duke e parë këtë këtu në shtëpi. Atë zarf të zi e ka etiketuar baraz me Gjestin, sepse publiku më ka votuar mua për atë veprim kundrejt Gjestit. Prova ishte midis meje dhe Gjestit për publikun jashtë dhe Rozana duket lojtare e dobët në shtëpi.

Gjesti: Po thua që je sipër Rozanës dhe sipër meje? Kam provokuar tre veta. Unë të ftova në tualet nëse jam i dobët.

Gerta: Unë nuk merrem me tualete Gjesti. Dua të luaj me forcën e mendjes. Pse nuk e thua që unë e fitova këtë rast?

Gjesti: Publiku të kthen brenda. Nuk do të na shohë jashtë.

Të ngajshme

Rozana Radi qan me dënesë në dhomë e ndenjës, qëndron e vetme nga të tjerët

KushtrimGuraj

G-bani në studio i thotë këto fjalë

Erzana Fazliu

Mesazhi nga ish-partneri/ “Ishte surprizë e madhe për mua”, Livia: I sqaroi ca gjëra. Nuk e prisja publikisht

Erzana Fazliu