Zgjedhjet e 23 prillit në Veri duket se kanë shkaktuar probleme. Bashkimi Evropian konsideron se ato “nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike”, teksa emisari i BE-së, Miroslav Lajçak është shprehur i shqetësuar për situatën. Ai e vizitoi veriun, prej ku tha se qëllimi është që të marrë ” informacionin e dorës së parë nga njerëzit që jetojnë këtu për të parë se si e shohin situatën ata”.
I pyetur se cilat janë pritjet e tij dhe kur pritet që kryetarët e zgjedhur në komunat veriore të Kosovës të fillojnë të ushtrojnë detyrat e tyre, ai tha se pritja e vetme e tij është që “do ta gjejmë një zgjidhje që nuk do të çojë në eskalim”.
Për këto zhvillime, ka folur ambasadori amerikan, Për këto zhvillime, ka folur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili ka dhënë paralajmërim të ashpër, duke thënë se çdo aktivitet kriminal ndaj kryetarëve të rinj do të përballet me dënim të ashpër nga SHBA-të.
Ai ka thënë se “zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë”.
“Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik’, ka thënë Hovenier.
Sipas tij, çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët.
Lidhur me zgjedhjet në veri Hovenier ka thënë se zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë.
“Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke njohur kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën. Ne vazhdojmë t’i inkurajojmë ata që të jenë të përgjegjshëm ndaj nevojave të të gjithë zgjedhësve të tyre”, tha ai.
Ai ka thene se të gjitha palët duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe përmbajtje dhe të minimizojnë pikat e mundshme të tensionit, pasi sipas tij, nuk e mbështesin asnjë përdorim të forcës që mund të rezultojë në tensione të shtuara ose në konflikt të dhunshëm.
“Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur”, tha ai.