Telenews

Situata në Veri, MPJ-ja ka një udhëzim për bashkëatdhetarët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka udhëzuar bashkëatdhetarët që ta ndrrojnë drejtimin për të ardhur në Kosovë për shkak të situatës në Veriun e Kosovës.

Mijëra bashkëatdhetarë e përdorin Serbinë si drejtim për të arritur në Kosovë, por Policia e Kosovës i ka bllokuar dy pikat kufitare, Bërnjak dhe Jarinje.

“Njoftohen të gjithë bashkëatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, vazhdon udhëzimi i MPJ-së.

“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të gabuara, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutem ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, mbaron njoftimi.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj