Telenews

Situata në veri, Vuçiq nesër takohet me ambasadorët e Rusisë, Kinës dhe të QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorin e Rusisë dhe ata të Kinës, Aleksandar Bocan-Harchenko dhe Chen Bo.

Sipas raportimit të medias serbe, b92, temë e diskutimit do të jetë situata e përshkallëzuar në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

Tutje, sipas b92, Vuçiq do të takohet edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Presidenti serb, zhvilloi një telefonatë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani për situatën në veri.

Vuçiq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për zhvillimet në veri.

Sipas B92, Vuçiq u shpreh se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Kujtojmë që sot, 29 maj, ambasadorët e shteteve të QUINT-it mbajtën takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Të ngajshme

Kurti në Procesin e Berlinit: Radoiçiqi e ka pranuar përgjegjësinë, por fqinji ynë armiqësor s’po e ndëshkon

Donat Hashani

Fotografia me Taulant Kelmendin, Berisha: Për koalicione në Pejë vendos dega e Ali Berisha, unë pi kafe me kënd të du

Donat Hashani

Bie çmimi i derivateve në botë, Kosova ende s’ka lëvizur

Valjeta Turkaj