Telenews

Sivaspori zbret për herë të dytë në “Fadil Vokrri”, pas Prishtinës, tani do përballet me Ballkanin (VIDEO)

Ballkani sot ka mësuar kundërshtarët që do të ketë në grupet e Ligës së Konferencës, pas kualifikimit historik.

Kampioni i Kosovës është shortuar në grupin G, me Slavia Praga, CFR Cluj dhe Sivasporin.

Nga këto skuadra, vetëm Sivaspori është përballur me skuadrat kosovare, me atë të Prishtinës, në dy ndeshje miqësore gjatë vitit 2014.

Gjatë aso kohe, trajneri i Sivasporit, ishte Roberto Carlos, i cili në dy takimet e mposhti Prishtinën.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e Prishtinës, Sivaspori fitoi me rezultat 2-0.

Atë ndeshje ishte një stadium i stërmbushur me tifozë, derisa Carlosi vendosi edhe plisin, simbolin shqiptar, në kokë.

Tash Sivaspori do të zbret në tokën e Kosovës për herë të dytë, por këtë herë në ndeshje zyrtare, ku do të përballet me Ballkanin, në kuadër të Conference League.

Vlen të përmendet se skuadrat tjera, CFR Cluj dhe Slavia Praga nuk kanë qenë më herët në Kosovë, dhe do të jetë hera e parë për ta.

Ballafaqimet e para do të do të zhvillohen më 8 shtator, derisa ende nuk është përcaktuar se cilat skuadra do të luajnë si vendas.

Më poshtë mund të ndiqni një storie të përgatitur nga Klan Kosova në lidhje me përgatitjet e kësaj ndeshjeje në vitin 2014.

Të ngajshme

Efekti i stadiumit “Fadil Vokrri”, Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Rrezarta Ramaj

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Mban emrin e gjyshit, Vesel Demaku luan për Kosovën ndaj Austrisë ku u lind

Yllka Gashi