Telenews

“S’jam dakord se Messi është më i mirë se unë”, Ronaldo bën deklaratën e fortë

Cristiano Ronaldo mori pjesë në programin e gazetarit britanik Piers Morgan dhe bëri deklarata rreth vetes dhe rivalit të tij të përjetshëm, Messit.

Ylli portugez shprehu hapur mendimin e tij për atë se kush është më i mirë.

“Thonë se Messi është më i mirë se ti, çfarë mendon?” Futbollisti 40-vjeçar deklaroi: “Nuk jam dakord me mendimin se Messi është më i mirë se unë. Nuk dua të jem modest në këtë aspekt”.

Kur iu përmendën komentet e Wayne Rooneyt mbi këtë debat, gazetari Morgan i tha: “Rooney deklaroi se nuk të urren, por mendon se Messi është më i mirë. Çfarë mendon ti?” Ronaldo u përgjigj shkurt: “Për mua nuk ka problem.”

Të ngajshme

Lufta për kreun në futbollin evropian: Bundesliga dhe La Liga

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney, në moshën 84-vjeçare

Valjeta Turkaj

Basha për Konjufcën: Njeri me shumë vlera, na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale

Valjeta Turkaj