Telenews

S’ka bileta për ndeshjen Slloveni-Kosovë, shiten të gjitha

Federata e Futbollit e Sllovenisë, ka bërë të ditur të hënën se nuk ka më bileta të disponueshme për përballjen ndaj Kosovës, që zhvillohet më 15 nëntor.

Takimi, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, do të luhet në Slloveni dhe interesimi për të ka qenë shumë i madh.

“Ndeshja kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë është e shitur plotësisht. Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën e federatës sllovene.

Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar, hyrja në stadium do të jetë e kufizuar për tifozët që mbajnë simbolet e shteteve apo ekipeve të tjera, përveç sektorit të rezervuar për përkrahësit e Kosovës.

Kosova renditet e dyta në grupin B me 7 pikë, 3 pikë prapa Zvicrës dhe 4 pikë përpara Slovenisë. Pas kësaj Kosova do të pres edhe Suedinë me 18 nëntor në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të grupit B.

 

Të ngajshme

E akuzuan se e kafshoi serbin dhe fitoi padrejtësisht, Meriton Karaxha: Gënjeshtër, e rraha keq dhe do ta nokautoja

KushtrimGuraj

Di Canio sulmon ofensivën e Juventusit: Zhegrova dhe Openda nuk mund të quhen përforcime

Valjeta Turkaj

Ish-futbollisti i Real Madridit Drenthe, shtrihet në spital pas sulmit në tru

Valjeta Turkaj