Telenews

S’ka mjekë as për “ilaç”, asnjë aplikim në një konkurs të QKMF-së në Prishtinë

 

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është duke u përballuar me mungesë të mjekëve. Pas pensionimit të disa prej tyre, në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor nuk mund të ketë zëvendësime të reja.

Në repartin e pediatrisë në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë punohet vetëm nga ora 07:00 deri në 15:00, kjo pasi pediatrit kanë dalë në pension.

Kështu ka bërë të ditur zv/drejtori i QKMF-së, Rrezart Halili.

“Është zvogëluar ndërrimi i pasdites sepse kanë shkuar pediatrit në pension dhe tash po punojnë prej të hënës deri të premten prej orës 07:00-15:00 dhe janë 3-4 pediatër”, tha Halili.

Halili deklaroi se në mungesën e Pediatërve në ndërrimin e pasdites kontrollojnë mjekët familjarë.

“Udhëzimi Administrativ për Kujdes Parësor nuk lejon rekrutimin e pediatërve të rinj, por vetëm mjekë familjarë, biokimistë dhe radiolog. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shtyrë që me rastin e pensionimit të kolegëve tanë nga pediatria kemi arritur në këtë gjendje. Mjekët familjarë janë të trajnuar për kontrollin e fëmijëve atëherë pasdite kontrollet tek mjeku familjarë”, u shpreh ai për Front Online.

Halili ka bërë të ditur se QKMF ka mungesë të biokimistit dhe radiologut.

Në konkursin e fundit s’ka aplikuar askush, thotë ai.

“Reumatologu, dermatologu është pensionuar ka vetëm mjekë familjarë. Kemi mungesë të biokimistit dhe radiologu, por në konkursin e fundit nuk ka aplikuar askush”, përfundoi Halili.

Rreth 150 mjekë janë larguar nga vendi i punës vetëm në vitin 2023, sipas Odës së Mjekëve. Kurse gjatë këtij viti, 17 tjera kanë kërkuar dokumentin e pastërtisë etiko-profesionale, që nevojitet për punësim në Perëndim.

Të ngajshme

Mbushet kupa, Ancelotti do të largohet nga Reali në fund të sezonit

Erzana Fazliu

Trump flet për “progres të madh” pas takimit të papritur me delegacionin tregtar japonez

Valjeta Turkaj

Gjendet i vdekur një person në Obiliq, policia nis hetimet

Valjeta Turkaj