Telenews

Skafi aksidenton për vdekje një pesëvjeçar në Himarë

Një tjetër tragjedi nga pakujdesia ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, aty ku raportohet se një skaf ka aksidentuar një të mitur, i cili ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet fjalë për një fëmijë 5-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Potamit, dhe drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi Arjan Tase, është një ish-shef i komisariatit në Himarë, dhe është arrestuar.

Deklarata e policisë

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi