Pas ankesës së kandidatës për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, votat e Vushtrrisë, përkatësisht ato të LDK-së, u rinumëruan. Kjo pasi dyshohej për dallavere ku i përfshirë ëshë kolegu por edhe kontukurenti i Krasniqit, pikërisht nga LDK e nga Dega e njejt, pra Vushtria, Xhafer Tahiri. Nacionale merr vesh nga burimet brenda QNR-së se janë gjetur shpërputhje mes votave të kandidatëve përkatës për deputet. Veç në një klasë, del se dallimi me keqpërdorim u bë në 40 vota. Procesi i verifikimit të këtyre votave, do të vazhdoj nesër. Në disa kuti, ka pasur diferenca në vota edhe tek kandidatët e tjerë, përfshirë edhe Rrezarta Krasniqin, por që diferenca ishte deri në 1 votë dhe jo më shumë, që mund të ndodh edhe pa dashje. Por, në rastet kur diferenca është e madhe, Prokuroria mund të nis hetime për keqpërdorim me dashje të votave dhe e njëjta përbën vepër penale..
Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje ka lëshuar urdhër për rinumërim të votave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.