Telenews

Skandal seksual nga një anëtar i Kombëtares shqiptare në Dortmund

Prokuroria publike e Dortmundit po heton një anëtar të Kombëtares shqiptare të futbollit për përfshirjen në një skandal seksual, bëjnë me dije mediat gjermane.

Mësohet se ka pasur një skandal seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u strehua aty gjatë Kampionatit Europian, Euro 2024.

Pak para ndeshjes së fundit në grup, ndaj Spanjës, anëtari i kuqezinjëve mësohet se ka kapur për krahu një punonjëse hoteli. Më pas ngacmimet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj.

Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e gruas. Ajo tani është duke hetuar se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas.

Aktualisht nuk ka një urdhër arresti. I akuzuari, i cili nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar, është kthyer në Shqipëri.

 

Të ngajshme

Shqipëria mëson kundërshtarin e gjysmëfinales dhe finales së mundshme të ‘play-off’-it për Kupën e Botës

Valjeta Turkaj

Hidhet shorti i Play-Off-it për Kupën e Botës, Kosova luan me Sllovakinë

Valjeta Turkaj

11 super lojtarë që s’do jenë në Kupën e Botës 2026

Valjeta Turkaj