Gazeta ka mësuar nga burime të mirëinformuara se tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, burri i saj Naim Murseli që dyshohet si organizator dhe porositës i vrasjes, Granit Plava që dyshohet si ekzekutor dhe Kushtrim Kokalla i dyshuar për ndihmë ndaj dy të dyshuarve kanë pasur mundësi të flasin e shihen çdo ditë.
Ata janë vendosur në të njëjtën qendër paraburgimi ka mësuar gazeta dhe gjatë kohës së shëtitjeve kanë komunikuar me njëri-tjetrin.
Gazeta merr vesh se ky skandal i Shërbimit Korrektues u ka mundësuar të dyshuarve të flasin për rastin, çka mund të ketë konsekuenca në trajtimin dhe hetimet mbi vrasjen e Liridona Ademajt. Prokuroria e ka mësuar këtë tek pas rrahjes së Granit Plavës, rast për të cilin gazeta Telenews ka raportuar.
LEXO EDHE KETE
Ekskluzive: Rrahet Granit Plava, në dhomë i gjendet litari për vetëvarje
Gazeta mëson se Prokuroria ka urdhëruar ndarjen e të dyshuarve në qendra të ndryshme të paraburgimit pas rrahjes së Granit Plavës nga të paraburgosurit e tjerë./Telenews/