Telenews

Skandali diplomatik me presidenten Osmani në Shkup, reagon Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka thënë se ai ka ndërhyrë në ngjarjen e mbrëmshme në të cilën u përfshi presidentja e Kosovës në aeroport, Vjosa Osmani, me qëllim të qetësimit të situatës.

Gashi, duke e komentuar rastin, tha se nëse dikush nga sigurimi i tij i ka kaluar kompetencat, “sigurisht se duhet të përgjigjet” para ligjit.

“Unë nuk jam personi që mund të them saktësisht se çfarë ka ndodhur. Kam ndërhyrë vetëm për të qetësuar situatën, jo për të bërë ndonjë incident diplomatik dhe mendoj se gjithçka përfundoi ashtu siç duhej. Nëse dikush ka tejkaluar kompetencat e tij, sigurisht që do të duhet të përgjigjet”, tha Gashi, në pyetjen e një gazetari për rastin e mbrëmshëm në aeroportin e Shkupit.

“Sigurimi im shkoi për të qetësuar situatën. Angazhimi im gjithmonë ka qenë dhe do të jetë që të qetësohemi, të bashkojmë njerëzit dhe të punojmë së bashku për të gjithë qytetarët”, tha Gashi.

I pyetur nëse ka folur me Presidentin e Kosovës pas incidentit, Gashi është përgjigjur se nuk ka folur.

“Unë thashë gjithçka që duhej thënë. Ka njoftime edhe nga zyra ime edhe nga MPB-ja”, tha Gashi.

Të ngajshme

Maqedonci reagon për blerjet e raketave kineze nga Serbia

Valjeta Turkaj

Një vit më parë – Hashim Thaçi takohet për herë të fundit me babanë në Kosovë

Valjeta Turkaj

NATO rrëzon raketën e tretë balistike iraniane mbi Turqi

Valjeta Turkaj