Telenews

Skandali në Pejë, MSH thotë se të gjitha të përfshirat në rastin e rrahjes ishin të licencuara

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për rastin e dhunës ndaj një të moshuare në një shtëpi të përkujdesjes për të moshuar në Pejë.

Nga MSH kanë thënë se Inspektorati Shëndetësor ka qëndruar sot në këtë institucion dhe ka treguar se të arrestuarat dhe të përfshirët në këtë ngjarje janë infermiere të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë e dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës dhe sjelljen jo-njerëzore të infermiereve, që ka ndodhur në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Inspektoriati Shëndetësor ka qenë sot për inspektim në këtë institucion privat në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesit shëndetësor.

Të arrestuarat dhe të përfshirët në ngjarje janë të profesionit infermiere, të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

Pas inspektimit, Raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, institucion ky i pavarur, me qëllim marrjen e masave konform ligjit, statutit, rregullave dhe kodit etik në fuqi.

Mbesim të përkushtuar për të ruajtur dinjitetin e çdo pacienti dhe të qytetarëve në përgjithësi kur përkujdesi i tyre u besohen profesionistëve shëndetësorë. Çdo abuzim me këtë besim do të ketë reagimin tonë të pa kompromis. Të njëjtën besojmë që do ta kenë dhe Odat e profesionistëve shëndetësorë.

Të ngajshme

Vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

Blearta

Ky është vendi që Trump paralajmëroi tarifë prej 50%

Blearta

Rogerti-Selinit: Me zor po pret që ti dhe Miri të bëni diçka jashtë që s’e bëni dot këtu brenda

Blearta