Telenews

Skandaloze: Bosnjë-Hercegovina nuk e lejon pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Ballkanik U21

Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se nuk është lejuar të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik U21.

Presidenti i Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, ka njoftuar menjëherë edhe Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA).

Te kjo organizatë thuhet se është pritur me shqetësim vendimi i nikoqirëve.

“Pavarësisht përpjekjeve të FVK-së, që të ndërmarrë të gjitha hapat për të garantuar hyrjen e Kombëtares sonë U21 te vajzat në BeH, kjo ka qenë e pamundur. Ambasada e BeH në Shkup, nuk ka qenë e aftë të lëshojë vizat për ekipin e Kombëtares U21 te vajzat. Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci e ka njoftuar menjëherë edhe Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA), te e cila organizatë ky veprim i organizatorit është pritur me shqetësim. Është për keqardhje kur po jetojmë në vitin 2023, akoma politika triumfon mbi sportin”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj