Një deklaratë e fortë dhe përçarëse ka ardhur nga Hamdi Shartari, një mërgimtar nga Mitrovica që jeton në Suedi dhe njihet si përkrahës i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në prag të protestës gjithëpopullore të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila pritet të mbahet nesër në Prishtinë, Shartari ka bërë një reagim skandaloz në rrjetet sociale.
Përmes një postimi, ai ka ofenduar rëndë qytetarët që synojnë të marrin pjesë në protestë, duke i quajtur ata “kriminelë”.
“Të gjithë kriminelët nesër janë në shesh, e këto foto janë të VV-së,” – ka shkruar ai në një koment të bërë publik në rrjete sociale.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të menjëhershme në opinion, duke u cilësuar si përçarëse dhe fyese ndaj veteranëve të luftës dhe qytetarëve që kundërshtojnë Gjykatën Speciale.
Hamdi Shartari është i njohur për përdorimin e gjuhës së ashpër ndaj partive opozitare dhe për mbështetjen e hapur ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Protesta e nesërme, sipas organizatorëve, synon të shprehë pakënaqësinë me trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga drejtësia ndërkombëtare dhe përkrahjen për të akuzuarit në Hagë.