Në mbrëmjen e 27 nëntorit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita mori një fitore të rëndësishme, në një ndeshje historike ndaj klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndijës.
Gjilanasit fituan 1-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Konferencës.
Golin për Dritën e shënoi Arb Manaj në minutën e 20-të të ndeshjes.
Kështu, Drita tashmë ka shkuar në tetë pikë pas katër ndeshjeve, duke qenë ende e pamposhtur.
Bardhekaltërit kanë dy fitore e dy barazime, duke u pozicionuar të tetit në tabelën e Ligës së Konferencës me tetë pikë.
Mirëpo, a janë të mjaftueshme këto pikë për të siguruar një vend në TOP 8-she apo “play-off”?
Sipas faqes së specializuar për statistika, projeksione dhe simulime, “Football Rankings”, tetë pikë të sigurojnë të paktën një vend në “playoff” në edicionin e sivjetëm të Ligës së Konferencës.
Megjithatë, kjo faqe shton më tutje se nevojitën të paktën 14 pikë për të siguruar një vend në TOP 8-she, teksa minimumi i pikëve që duhet arritur për të zënë një vend në tetë më mirat është 13-të.
Drita ka dy ndeshje mjaft të vështira – në dy xhirot e fundit të Ligës së Konferencës, dhe për të zënë një vend të sigurtë në tetë më të mirat i duhet të fitojë këto dy ndeshjet e fundit.
Fillimisht, më 11 dhjetor i bën konak AZ Alkmaarit në Prishtinë, teksa një javë më vonë, me 18 dhjetor i shkon Rayo Vallecanos.

