Telenews

Skenat nga festa e papërmbajtur e futbollistëve arabë brenda zhveshtores pas fitores heroike ndaj Argjentinës

Arabia Saudite ka bërë befasinë e madhe në Kampionatin Botëror duke e mposhtur favoritin Argjentinën

Përfaqësuesja e Lionel Messit u trondit në Lusail Stadium me një përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë (2-1).

Menjëherë pas ndeshjes, tifozët arabë janë parë rrugëve duke brohoritur e duke festuar, ndërkohë që nuk kanë hezituar ta ngacmojnë superyllin e skuadrës me festën SIUUUU të Ronaldos.

 

Momentet e bukura të fitores janë bartur edhe në zhveshtoren e përfaqësueses së Arabisë Saudite, ku futbollistët nuk janë përmbajtur nga festa e tyre.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video dhe fotografi nga çastet e festës së çmendur, teksa lojtarët janë parë duke bërtitur, duke vallëzuar, duke hedhur gjësende e duke kërcyer mbi tavolina.

Të ngajshme

Barrenetxea në radar të Arsenalit, pritet ofertë zyrtare

KushtrimGuraj

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Interi siguron blerjen e parë, vjen djali i ish-mesfushorit të klubit

Rrezarta Ramaj