Telenews

Skenderaj: Policia arreston të dyshuarin për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj dhe i ka konfiskuar armë.  

Sipas njoftimit të Policisë, konfiskimi dhe më pas arrestimi ka ndodhur pasi një ankues kishte raportuar për një rast kanosjeje.

“Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka konfiskuar një armë zjarri. Konfiskimi i armës është realizuar si rezultat i veprimeve hetimore, ku fillimisht nga ana e ankuesit ishte raportuar një rast me elemente të veprës penale të kanosjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç njofton Policia, të dyshuarit i është konfiskuar një armë me gjashtë fishekë.

Policia njofton se opas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë ndërsa ndaj tij është inicuar rasti ” Kanosje ” dhe “Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës”.

Njoftimi i plotë:

Të ngajshme

Një i vdekur, të tjerë të lënduar – pasi një autobus u përplas me një supermarket në Salzburg të Austrisë

Valjeta Turkaj

Aktgjykimi për rastin “Banjska” shpallet më 24 prill

Valjeta Turkaj

Ekstradohet nga Gjermania i kërkuari për grabitje, sillet në Kosovë

Valjeta Turkaj