Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) së bashku me Transparency International Slovakia kanë mbajtur konferencë për medie ku është prezantuar Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022, për 38 komunat e Kosovës, ai që u rendit në listën e parë ishte Komuna e Skenderajit.
E për këtë ka reaguar kryetari i kësaj komune, Fadil Nura , ku është shprehur majft i lumtur, shkruan Telenews.al
“Ja një super lajm!
I lumtur të ndaj me të gjithë ju komunikimin zyrtar që vjen nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), se KOMUNA E SKENDERAJT ËSHTË E PARA, në gjithë Kosovën sa i përket transparencës, një vlerësim i Indeksit të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022”, është shprehur Nura.
Komuna e Skenderajit vitin e kaluar ishte në vendin e 15, ndërkaq një vitë më vonë u rendit e para në listë.
“E gjetëm në vendin e 15 në vitin 2021, ndërkohë që vetëm një vit më vonë shënuam një ngjitje rekord në krye të të gjitha komunave simotra, që vije si rezultat i një pune të mirë ekipore.
Ky publikim është vetëm një nga faktet e shumta të pakontestueshme të konstatimeve tona se ekipi ynë qeveris mbi përgjegjshmërinë profesionale, etiken njerëzore dhe mbi dy parimet e demokracisë; transparenca dhe llogaridhënia”, ka thënë Nura.\Telenews.al
E në fund kryetari tha se nderi me i madh në jëtë sipas tij është t’iu shërbej me nder.
Reagimi i plotë i tij: