Telenews

Skitarja shqiptare Lara Colturi shkëlqen në Kranjska Gora

Skitarja shqiptare Lara Colturi e ka nisur mirë vitin 2025, duke siguruar një tjetër rezultat pozitiv në Kupën e Botës të Skive Alpine.

Në pistën e Kranjska Gora të Sllovenisë, Colturi ka regjistruar kohën e dytë më të mirë, menjëherë pas kampiones olimpike, suedezes Sara Hector.

Ky është podiumi i dytë në karrierën e tetëmbëdhjetë vjeçares, pas vendit të dytë të arritur më herët në Gurgl të Austrisë.

Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Colturi do të garojë sërish në Slalom të dielën, më 5 janar 2025./Telenews/

Të ngajshme

Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri

Erzana Fazliu

Çka do të ndodhë sonte në Prime: Përballje kokë më kokë dhe eliminim i një banori!

Erzana Fazliu

BIK dhe Ambasada Turke dërgojnë për shërim në Turqi qytetarin e lënduar nga fishekzjarrët në Prizren

Donat Hashani