Telenews

Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sladan Trajkoviq, duke e dënuar me 10 vjet burim.

Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni dhe anëtarët Arben Hoti dhe Donikë Shala-Abdyli.

Gjykatësi Arrni tha se Trajkoviq është fajtor për pikën C të aktakuzës dhe të njëjtin Gjykata e gjykon me dënim me 10 vjet burgim.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kjo masë, atij i vazhdohet me aktvendim të veçantë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Trajkoviq obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe atë 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest civil.

Sa i përket pikës A, B dhe D të aktakuzës, gjykatësi Arrni tha se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer ato veprime inkriminuese për të cilat e ngarkon aktakuza.

Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën e Apelit.

Të ngajshme

Data e zgjedhjeve, Hamza: Jemi për çfarëdo date që e cakton Presidentja, respektojmë cilindo vendim të Kushtetueses

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 prill

Valjeta Turkaj

Gjykata Kushtetuese vendos për kërkesën e Haxhiut lidhur me zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj