Telenews

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës –

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të saj për integrimin evropian të Kosovës, pas një bisede që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Përmes një postimi në platformën X, Pirc Musar ka bërë të ditur se gjatë bisedës me homologen kosovare kanë diskutuar për reformat, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon.

Ajo ka theksuar se dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve janë thelbësore për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në rajon.

Takimi i dy presidenteve është zhvilluar në kuadër të takimeve të iniciativës rajonale Brdo-Brijuni.

Të ngajshme

Aksion i madh i Antidrogës në Ferizaj – Dyshohet se janë sekuestruar qindra kilogramë narkotikë

Rrezarta Ramaj

Rrëfimi i dhimbshëm i vëllait të Jakup Krasniqit: Ma keq për jetën teme s’ka pasë kurrë, prej vitit 2024 s’e kam pa

Rrezarta Ramaj

Ardian Gjini nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari është një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë të re

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…