Telenews

“S’më duhet jeta më” thotë një burrë pasi e humbi të vetmin fëmijë në tragjedinë e Koçanit

Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar me dëshpërim më shumë informacion nga autoritetet.

Banori lokal, Dragi Stojanov, u informua se djali i tij 21-vjeçar, Tomçe, ishte mes 59 personave që humbën jetën.

“Ai ishte i vetmi fëmijë që kisha. Nuk më duhet më jeta… 150 familje janë shkatërruar”, tha ai, raporton The Guardian.

“Fëmijë të djegur… Ka vetëm trupa, thjesht trupa brenda (klubit)”.

Mediat në RMV kanë publikuar pamje nga prononcimi i Stojanov.

Të ngajshme

Digjen afro 100 hektarë në Meçë të Gjakovës

Valjeta Turkaj

Ndizen qirinj në Shtip, për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan

Valjeta Turkaj

“Trupa të djegur…”, çfarë panë të mbijetuarit e tragjedisë në Koçan

Valjeta Turkaj