Debati mes trajnerit Faruk Statovci dhe ish-presidentit të Prishtinës, Remzi Ejupi, që kanë pasur mbrëmë ka eskaluar.
Statovci aludoi se Ejupi nuk ka investuar asgjë në stadiumet në Bërnicë, aty ku klubi i Prishtinës kishte kryer seancat stërvitore.
“Nuk ke qenë në gjendje ta bësh një tualet për lojtarët, një zhveshtore dy me dy s’ke qenë në gjendje,” tha ai.
Megjithatë, ish-presidenti i Prishtinës iu kundërpërgjigj Statovcit.
“E kam bërë fushën, e kam bërë tokën, Federata vetëm barin na ka sjellë asgjë tjetër,” tha Ejupi.
Ai gjithashtu kërkoi nga Statovci të tregojë edhe për projektet e FFK-së, duke thënë “ku është projekti i Federatës te KEK-u.”