Gazetari Sokol Brahaj, në një lidhje direkte në emisionin Gazeta, komentoi zhvillimet e fundit të sigurisë në Lindjen e Mesme, ku tha se dy raketa balistike që janë parë në Turqi, janë identifikuar si të drejtuara nga harta e Iranit, por sipas tij ende nuk është e konfirmuar se ato janë lëshuar nga vetë shteti iranian, shkruan Gazeta 10
Sipas Brahajt, edhe burime të ndryshme ndërkombëtare kanë ngritur pikëpyetje mbi autorësinë e tyre. Ai theksoi se si burime të NATO-s, ashtu edhe ato nga Uashingtoni, Turqia dhe Irani kanë deklaruar se raketat nuk janë dërguar nga Irani.
“Dy raketa balistike janë nisur nga ajo zonë, por mbetet e paqartë kush i ka lëshuar ato. Edhe burime të NATO-s, të Uashingtonit, por edhe turke e iraniane kanë thënë se nuk janë dërguar nga Irani,” tha Brahaj në Gazeta.
Ai shtoi se të dyja raketat janë neutralizuar në kohë nga sistemet mbrojtëse të NATO-s dhe janë asgjësuar pa shkaktuar pasoja, edhe pse copat e tyre kanë rënë në tokë të Turqisë. Në analizën e tij për situatën gjeopolitike, Brahaj u ndal edhe te roli i Turqisë në rajon, duke theksuar se nuk e sheh të mundshme përfshirjen e saj në një luftë të drejtpërdrejtë.
“E shoh të pamundur pjesëmarrjen e Turqisë në luftë. Edhe pse Izraeli po bën çdo lloj provokimi dhe intrige për ta futur Turqinë në këtë konflikt, nuk besoj se Turqia do të përfshihet. Është një shtet me një diplomaci shekullore dhe në 100 vitet e fundit ka ndërtuar një nga diplomacitë më të rëndësishme në të gjithë rajonin,” tha ai./Gazeta 10
Deklarata e plotë:

