Telenews

Sokol Haliti rizgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Viti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sokol Haliti është rizgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Viti me të gjitha votat e delegatëve të Kuvendit X në Viti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në fjalën e tij përshëndetëse ka përgëzuar për “punën e shkëlqyeshme” të gjitha strukturat tona në Viti që gjatë gjithë procesit zgjedhor nga nëndegët deri te dega ku mbi 1200 anëtarë morën pjesë në zgjedhjen e strukturave të reja si dhe iu uroj mbarësi në punimet e këtij kuvendi.

“LDK dega në Viti pas një procesi të mbarë e korrekt, transparent dhe demokratik kanë mbyllur sot me sukses edhe punimet e këtij Kuvendi me vullnet e entuziazëm të madh të të gjitha strukturave për fitoret e radhës”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj