Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka ndërhyrë personalisht për ta transferuar Marcus Rashford nga klubi i tij i vjetër sipas raportimeve të fundit.
Rashford duket se do të largohet nga ‘Old Trafford’ gjatë këtij janari pasi është jashtë planeve të trajnerit të ri Ruben Amorim.
27-vjeçari nuk është paraqitur më për ‘Djajtë e Kuq’ që prej derbit të Mançesterit në dhjetor.
Disa klube të ndryshme janë lidhur me sulmuesin anglez si Barcelona, Borussia Dortmund dhe AC Milan, të cilat që të gjitha kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Sidoqoftë, sipas gazetarit turk Gokmen Ozcan, Solskajer e ka bërë Rashfordin objektivin e tij kryesor për ekipin e ri Besiktas.
🚨BİLGİ🚨
Beşiktaş Teknik Direktörü Ole Gunnar Solskjaer’in çılgın transfer hedefi:
Marcus Rashford.Norveçli teknik adam, Manchester United’da beraber çalıştığı 27 yaşındaki sol kanat oyuncusu için bizzat devrede. pic.twitter.com/gnHGQepXk5
— Gökmen Özcan (@gokmenozcan) January 23, 2025
“Objektivi i çmendur i trajnerit të Besiktasit, Ole Gunnar Solskjaer: Marcus Rashford”.
“Trajneri norvegjez është i përfshirë personalisht për nënshkrimin e sulmuesit 27-vjeçar, me të cilin ka punuar së bashku tek Manchester United”, ka shkruar ai.
51-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 18 mujore me klubin turk, duke marrë kështu drejtimin e një klubi për herë të parë që prej se u largua nga Unitedi në 2021.