Telenews

Sondazhi në Malin e Zi, Gjukanoviç rikthehet i pari, ndërsa Abazoviq…

 

 

Sondazhi më i fundit i kryer të Malin e Zi tregon se qytetarët e këtij vendi mbështesin më shumë ish Presidentin Milo Gjukanoviç sesa fituesin e zgjedhjeve të fundit, kryeministrin Milojko Spajiç.

Ajo që bie në sy në këtë sondazh është rritja e fortë e Partisë Ura e Dritan Abazoviçit që ka shkuar në kufijtë e 13%.

Kjo shifër është një rritje 100% për ish kryeministrin e Malit të Zi, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 4 vende nga 81 që ka Kuvendi.

Në sondazhin e agjencisë IPSOS në vend të parë renditet DPS e ish-Presidentit malazias Milo Gjukanoviq me 21 për qind, kurse e dyta del partia që fitoi zgjedhjet PES e kryeministrit Milojko Spajiq, me 18 për qind.

Renditja e partive dhe e politikanëve sipas matjes së IPSOS në prill:

Renditja e partive: DPS – 21%

PES – 18%

URA – 13%

DNP – 9%

NOVA – 7%

Demokratët– 6%

Boshknjakët – 4%

SDP – 3%

SD – 2% S

NP – 2%

Renditja e politikanëve:

Jakov Milatoviq – 15%

Milojko Spajiq – 11%

Dritan Abazoviq – 10%

Milo Gjukanoviq – 7%

Milan Knezheviq – 6%

Andrija Mandiq – 4%

Aleksa Beçiq – 2%

Të ngajshme

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Abdixhiku: Kurti partnerët po i trajton si militantë, diplomacinë si kafehane

Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti