Telenews

Sonte hapja e madhe e Bo Bowling në Kids Galaxy tek qendra tregare Avior

Edhe një risi e madhe në qendrën tregtare, Avior.

Sonte bëhet hapja ekskluzive e BO Bowling, lojës shumë të dashur për të gjithë dhe tash mund ta gjeni edhe në këndin e Kids Galaxy.

Sonte me datën 24 Prill, duke filluar nga ora 19:30 bëhet hapja zyrtare e BO Bowling në qendrën Avior tek Kids Galaxy, andaj ju të dashur prindër së bashku me fëmijët tuaj, jeni të ftuar që të shijoni momente të dashura dhe plot kënaqësi.

Vlen të ceket se Galaktiku pret fëmijët tuaj në Kids Galaxy me plot aktivitete të ndryshme, bashkë me personazhet shumë të dashura për ta! Gjatë gjithë aktivitetit, Sonic, Mickey Mouse, dhe Spiderman do të jenë të pranishëm për lojëra dhe fotografi.

Galaktiku ka menduar për fëmijët në mënyrë unike dhe do të dhurojë x3 Giftcards në vlerë 20 euro.

Ndërsa për Prindërit në hapjen e BO BOWLING do të dhurohen 200 dhurata.

Qendra tregtare Avior së bashku me Kids Galaxy, gjenden rrugës për Fushë Kosovë, afër Kolegjit AAB.

Të ngajshme

Pse Konsoni është zgjedhja numër 1 për mish dhe vezë të freskëta?

Valjeta Turkaj

VERA 2025 është VERA FIBULA – Zgjidh Bodrumin për pushimet që i meriton

Erzana Fazliu

Al Trade Market sjell super aksione në pajisje shtëpiake

Erzana Fazliu