Telenews

Sonte shpallet fituesi i Topit të Artë

Sot në Théâtre du Châtelet të Parisit zhvillohet ceremonia e 69-të e ndarjes së çmimeve Ballon d’Or® 2025, organizuar nga France Football në partneritet me UEFA-n dhe Groupe Amaury.

Përveç Topit të Artë për meshkuj dhe femra, do të ndahen edhe trofetë për portierin më të mirë (Yashin Trophy), lojtarin e ri më të mirë (Kopa Trophy), golashënuesin më të mirë (Gerd Müller Trophy), trajnerin më të mirë (Johan Cruyff Trophy), klubin e vitit si dhe Çmimi Humanitar Sócrates. Këtë vit janë shtuar tre kategori të reja për futbollin e femrave.

Lista e ngushtë e nominuarve për Topin e Artë 2025 (meshkuj) përfshin emra të mëdhenj si Kylian Mbappé, Erling Haaland, Jude Bellingham, Vinícius Júnior, Lautaro Martínez, Robert Lewandowski, Mohamed Salah, si dhe yje të rinj si Lamine Yamal, Désiré Doué, Cole Palmer dhe João Neves.
Fituesit do të shpallen sonte në një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit botëror.

Të ngajshme

“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë

Yllka Gashi

Ismaili e quan politikën e VV-së “mashtruese”: Ne ia votuam kandidatin për hir të konstituimit

Yllka Gashi

Arifi: Aleanca nuk bojkotoi Kuvendin, por lojërat e ndyta të VV-së, sot u pa që kishim të drejtë

Yllka Gashi