Telenews

Sonte super-derbi i basketbollit kosovar, ndeshja zhvillohet në Mitrovicë

 

 

Kjo fundjavë na sjell edhe javën e 24-të nga Superliga e Kosovës në Basketboll te meshkujt.

Xhiroja do të hapet pikërisht sot me super ndeshjen mes Trepçës dhe Pejës, që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa pejanët janë kampionë aktual, andaj pritet një super përballje në “Minatori” të shtunën.

Takim shumë i vlefshëm sonte shihet edhe ai ndërmjet P.C Prizrenit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit duan të jenë pjesë e “Play-off”-it, ku renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me dhjetë fitore e 13 humbje.

Ndeshja mes Trepçës dhe Pejës, sonte luhet me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova e ndeshja mes P.C Prizrenit dhe Vëllaznimit luhet me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

Nesër luajnë, Bashkimi – Istogu dhe Ylli – Prishtina.

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj