Telenews

Sopranoja Nino Machaidze, bassi Dario Russo dhe Rame Lahaj më 2 gusht në Prishtinë

Kryeqyteti do të shndërrohet në një teatër operistik nën qiell të hapur me rikthimin e mbrëmjes gala “Rame Lahaj & Friends”, pjesë kulmore e Festivalit Ndërkombëtar të Operas Rame Lahaj (RLIOF), që këtë vit shënon edicionin e tij të pestë.

Nën moton “Ëndërrojmë pa kufi”, mbrëmja gala do të sjellë në zemër të Prishtinës yje të mëdhenj të skenës ndërkombëtare: Sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi italian Dario Russo dhe tenori kosovar Rame Lahaj.

Të shoqëruar nga dirigjenti i njohur italian Roberto Rizzi Brignoli, artistët do të krijojnë një natë magjike për të gjithë dashamirësit e muzikës klasike.

Në një atmosferë pa mure e pa kufij, Sheshi Skënderbeu më 2 gusht në orën 20:30 do të pulsojë në ritmet e muzikës operistike – si një dëshmi se arti dhe muzika janë gjuhë universale që na bashkojnë të gjithëve.

Të ngajshme

Ambasadorja izraelite: Evropa duhet të jetë mirënjohëse për atë që po bën Izraeli në Iran

KushtrimGuraj

Ndarja nga Shpat Kasapi, ish-gruaja e tij tregon se po largohet nga Tirana

KushtrimGuraj

Bllokada në Kuvendin e Kosovës, betejë pa fitues qe dy muaj për Kryeparlamentari

KushtrimGuraj