Telenews

Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi

sorensen-konfirmohet-perfundimisht-emisar-per-dialogun-kosove-serbi

Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Paraprakisht, më 24 janar ambasadorët e BE-së kishin konfirmuar Sorensenin në këtë post.

Politikani nga Danimarka u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë post.

Pasi ka marrë pëlqimin nga ambasadorët dhe kryediplomatët, Sorensen do të nisë mandatin më 1 shkurt. 

Emisarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.

Para nisjes së takimit në Bruksel të kryediplomatëve, ku Sorensen u konfirmua, ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se me zgjedhjen si emisar të diplomatit nga Danimarka, po dërgohet mesazhi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet lart në agjendën e bllokut evropian.

The post Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

AIP kërkon nga KQZ dhe partitë politike që të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë zgjedhjeve

KushtrimGuraj

Në gjendje të dehur dëmtoi qëllimisht me traktor objektin e “TV Syri”, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

KushtrimGuraj

Ky është linku ku mund të shikoni pjesëmarrjen në votime në tri orare dhe rezultatet preliminare

KushtrimGuraj