Telenews

Sorensen nesër në Beograd, ja me kë do të takohet

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nesër do të vizitojë Beogradin.

Ai do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, dhe më pas do të mbajnë një konferencë për media duke filluar nga ora 10:00.

Presidenca serbe nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi. Për këtë takim nuk është raportuar ndonjë gjë nga Bashkimi Evropian.

Klankosova.tv i ka shkruar BE-së dhe është në pritje të një përgjigjeje nëse Sorensen do të vizitojë edhe Kosovën.

Të ngajshme

Deklarata e Rubin për Thaçin dhe krerët tjerë të UÇK, reagon Edi Rama

KushtrimGuraj

U raportua se e kërcënoi Ferit Idrizin në Vushtrri, reagon Sylejman Meholli i VV-së

KushtrimGuraj

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur një magazinë armësh në veri të Gazës

KushtrimGuraj