Telenews

Sot certifikohen kandidatët për kryetarë të komunave në Veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:00 do të mbajë mbledhje, ku pritet të certifikojë kandidatët për kryetar të katër komunave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili njoftoi se kanë komunikuar me institucionet shtetëore për të verifikuar nëse kandidatët e paraqitur janë në pajtueshmëri me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe nëse ndonjëri prej tyre është shpallur fajtor për vepra penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

Deri më tash në KQZ janë dërguar 6 kërkesa për certifikim: Iniciativa Qytetare Mitrovica për Mitrovicë të Veriut, PDK për katër komunat, Partia Kosovskih Srba për Leposaviq, një kandidat i pavarur, VV për katër komunat, Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak për Mitrovicë të Veriut.

Të ngajshme

Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër

KushtrimGuraj

‘Mos lësho pe e as çeshmën’ – Pas rrymës, nga 1 janari do të shtrenjtohet edhe uji

KushtrimGuraj

Bashkëpuntori i afërt i Hashim Thaçit: Vullneti i qytetarëve po dhunohet, PDK-ja të reformohet nga Skenderaj

Donat Hashani