48 zyrtarët policorë dhe dy doganierët që u arrestuan dje në aksionin “Pika” që u realizua dje Inspektoratit Policor dhe Prokuroria Speciale, do të dalin sot para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
Seanca siç mëson Paparaci nga burimet, seanca do të filloj sot në orën 10:00.
Dje nga dy nga 50 të arrestuarit ishin edhe togerët Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qafë Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafë Morinë, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë.
Kurse, arrestimi i dy doganierëve u konfirmua edhe Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera theksohej se doganierët e arrestuar ishin suspenduar nga puna.
Thuhet se ky rast është iniciuar më 31 maj të vitit 2021, kurse të arrestuarit po dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Krahas arrestimit të udhëheqësve të pikave kufitare Qafë Prushë dhe Qafë Morinë në media u raportuan edhe emrat e zyrtarëve tjerë të arrestuar. Sipas raportimeve nën prangat e policisë ranë edhe Kreshnik Arllati, Benon Këpuska, Afrim Deda, Demë Lokaj, Ahmet Shabani, Uran Mati, Artan Tahqi, Fatmir Sadiku, Isa Dobraj, Gezim Hoxhaj, Ismet Tahiraj, Kadri Selmanaj, Ismet Deva, Lush Himaj, Hysen Hasani, Shaqiri Krasniqi, Mergim Bekaj, Labinot Morina, Gezim Turkaj, Ahmet Kasumaj, Male Berisha, Osman Smajlaj, Avdi Perolli, Skender Meta, Haki Dobraj, Fazli Gjonbalaj, Gjemë Hadërgjonaj, Hamez Puka, Xhevdet Haklaj, Besim Lokaj, Gani Ahmeti, Rasim Tolaj, Agim Hadetgjonaj, Enis Tortulla, Agron Bejtullahu, Senad Zherka, Isa Ibrahimi, Mehmet Manxhuka, Sami Hajdari dhe Gzim Shabani.
Kushtrim Hodaj nga Inspektorati Policor i Kosovës, dje deklaroi se në mesin e 50 të arrestuarve ishin edhe pesë rreshter policorë.
Hodaj tha se të arrestuar dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndaj tyre gjatë ditës së djeshme ishte vendosur masa e ndalimit policor prej 48 orësh./Paparaci.com