Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit është themeluar nga Shoqata Botërore e mediave të Sportit, me 2 korrik në vitin 1924.
Shënimi i kësaj dite bëhet me qëllim të inkurajimit të gazetarëve të sportit që të vazhdojnë të punojnë në përsosmërinë e punës së tyre, si dhe të japin një shembull në botë – jo vetëm për fushën e sportit, por për botën në përgjithësi.
Në botë ka shumë ngjarje sportive që përcjellën me dëshirë e pasion. Pikërisht janë gazetarët e sportit që të gjitha sporteve u japin jetë.