Telenews

Sot dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të javës së 28-të, në Prince Caffe Superliga e Kosovës.

Kjo njëherit do të jetë edhe xhiro e fundit e garave të rregullta në Superligën e Kosovës në Basketboll, shkruan Telenews.al.

 

Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet në ”Sallën e sporteve Minatori” në Mitrovicë, mes Trepçës dhe Vëllaznimit, më fillim nga ora 16:30.

‘Xehetarët’ kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë fitore e 18 humbje.

Përballje tjetër e ditës së sotme zhvillohet në ”Palestrë Mizahir Isma” në Rahovec, ku Rahoveci do të jetë nikoqire e Pejës.

Vreshtarët kanë vetëm katër fitore e 23 humbje, kurse skuadra pejane ka 20 fitore e shtatë humbje.

Kjo ndeshje do të nis nga ora 20:00.

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj