Fundjava sjell duelet interesante në javën e 24-t të Superligës në basketboll.
Trepça-Vëllaznimi është një përballje interesante që zhvillohet sonte, me të dy skuadrat që synojnë të renditen sa më lartë në renditje para garave të “Play-off”-it. Mitrovicasit janë në pozitën e dytë së bashku me Sigal Prishtinën, me 15 fitore e tetë humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me 11 fitore e 12 humbje.
Sonte zhvillohet edhe derbi i qytetit mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit. Dy skuadrat janë në formë në ndryshme. Bashkimi është në vendin e parë me 16 fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni në vendin e fundit me pesë fitore e 18 humbje.
Superliga-Java 24
E shtunë
20:00 Trepça – Vëllaznimi
20:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni
E diel
20:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
20:00 Peja – Bora