Telenews

SOT FILLON XHIRO E PARAFUNDIT NË ELITËN E BASKETBOLLIN KOSOVAR TE MESHKUJT

Java e 27-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa derbi zhvillohet mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Takimi i parë zhvillohet sot ndërmjet Pejës dhe Dritës. Pejanët janë favoritë, pasi kanë 17 fitore dhe nëntë humbje, ndërsa gjilanasit kanë 26 humbje, në po aq takime, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.
Ndeshja e dytë zhvillohet mes rivalëve lokal, Prizreni 16 dhe Bashkimi. Basketbollistët e Prizrenit 16 ka 15 fitore dhe 11 humbje, ndërsa Portokallezinjtë kanë dhjetë fitore e 16 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë dhe kërkon të hyjë në zonën e “Play-off”-it, pasi kanë një pikë më pak se Rahoveci.
Të dielën do të zhvillohet derbi i rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Prishtinasit kanë 13 fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kanë 18 fitore e tetë humbje. Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje.
Sfida e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Vreshtarët kanë 11 fitore e 15 humbje, kurse therandasit kanë 20 fitore e gjashtë humbje. Rahovecasit ndodhen në vendin e gjashtë, kurse kampionët në vendin e parë.
Art Motion Superliga – Java 27
E premte
17:00 Peja – Drita
E shtunë
20:30 Bashkimi – Prizreni 16
E diel
17:00 Sigal Prishtina – Trepça
20:30 Rahoveci – Golden Eagle Ylli

Të ngajshme

Këto janë rekordet që pritet të thyhen në këtë Botëror

Rrezarta Ramaj

Messi dështon nga penalltia, huqje totale

Rrezarta Ramaj

Sot në FIFA World Cup 2026 luhen këto ndeshje:

Rrezarta Ramaj