Telenews

SOT HAPEN TERMINET PËR VIZA NË AMBASADËN GJERMANE

Sot do të hapen terminët e rinj për viza në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
Sipas kësaj ambasade, lista e regjistrimeve për terminë në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00.
Prej dhjetorit të kaluar ka filluar caktimi i terminëve përmes tërheqjes së shortit, për shkak të kërkesës së lartë për aplikim.

“Të gjithë personat që janë përzgjedhur me procedurën e shortit nga lista e marsit janë informuar lidhur me datën e terminit të tyre në prill/fillim të majit. Në qoftë se keni aplikuar dhe nuk keni marrë njoftim lidhur me datën konkrete të terminit (ju lutemi kontrolloni edhe kutinë “spam” të e-mailit), atëherë ju fatkeqsisht nuk jeni përzgjdhur”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ambasade.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Kurti për gazin amerikan: S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, e dërgojmë në Vlorë dhe e marrim nga atje

Rrezarta Ramaj

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës e 9 komuna përfundojnë numërimin e votave të kandidatëve

Rrezarta Ramaj