Telenews

Sot i jepet lamtumira e fundit 66-vjeçarit që dje u godit nga treni në Jagodë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi dje në mesditë fshatin Jagodë të Klinës, ku një veturë është përplasur nga treni që po qarkullonte në relacionin Pejë–Prishtinë, la një të vdekur dhe tre të lënduar.

Gazeta Sinjali raportoi dje se viktimë e aksidentit të rëndë është Niko Palushaj, i cili ishte duke e drejtuar veturën që u godit fuqishëm nga treni dhe u tërhoq për rreth 160 metra.

I ndjeri do të varroset sot në ora 13:00, në varrezat e fshatit Jagodë.

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka shkruar dje edhe tre familjarë të viktimës janë lënduar rëndë si pasojë e aksidentit, dy prej të cilëve janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Të ngajshme

Nushi i PSD’së propozon dekriminalizimin e marihuanës: Nuk kemi nevojë me mbetë peng i ligjeve palidhje

KushtrimGuraj

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për vepra penale

KushtrimGuraj

Më së shumti Thaçi I, sa vota në Kuvend kishin siguruar qeveritë e kaluara?

Donat Hashani