Telenews

Sot i jepet lamtumira e fundit Mentor Palokajt – vëllait të Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik

Sot i jepet lamtumira e fundit, reperit Mentor Palokaj, vëllai i Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik të dielën.

Ai u gjet pa shenja jete në një banesë në lagjen e Arbëria në Prishtinë, shkaqet dhe rrethanat e vdekjes të cilat ende nuk janë bërë të ditura.

Unikkatil, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj, njoftoi përmes një postimi para disa ditësh që i ndjeri do të varroset sot në orën 13:00 në varrezat e Gjurakocit në Istog.

 

Ndërkaq homazhet do të mbahen nga ora 9 në restorantin Fenix në Klinë, kishte bërë të ditur reperi i njohur.

Përmes këtij postimi ai gjithashtu ndau dhimbjen e tij të madhe që ndjen për humbjen e vëllait, ai gjithashtu publikoi disa fotografi.

Mentor Palokaj ishte po ashtu reper dhe anëtar i grupit TBA që njihej me nofkën “Tee”.

Policia njoftoi para pak ditësh që në banesën ku ai u gjet i vdekur kishte sekuestruar substancë të dyshuar narkotike dhe armë zjarri.

Të ngajshme

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në Mitrovicë të Veriut

Erzana Fazliu

Vdes në QKUK një grua që ishte aksidentuar në Fushë Kosovë

Erzana Fazliu

Fushë-Kosovë: Një shtetas i huaj arrestohet për sulm ndaj një kosovareje

Valjeta Turkaj